Mehmet Alaca
12 Shtator 2024•Përditësim: 12 Shtator 2024
Është rritur në 197 numri i personave që humbën jetën ndërsa 128 persona janë të zhdukur si pasojë e fatkeqësive dhe aksidenteve të shkaktuara nga tajfuni "Yagi", i cili ka përfshirë veriun e Vietnamit, transmeton Anadolu.
Kryeqyteti Hanoi është ende nën ujë edhe pse ujërat nga Lumi i Kuq janë tërhequr pjesërisht. Deri më tani në veri të vendit kanë humbur jetën 197 persona nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe aksidentet e shkaktuara nga tajfuni.
Ndërsa thuhet se në vend janë ende të zhdukur 128 persona dhe mbi 800 të tjerë janë lënduar.
50 mijë persona u evakuuan për shkak të tajfunit
Autoritetet vietnameze caktuan mijëra personel ushtarak për të kryer operacione ndihme dhe shpëtimi në rajonet e goditura nga tajfuni. Më shumë se 50 mijë njerëz u evakuuan nga qytetet bregdetare në veri të vendit.
Për shkak të reshjeve të dendura, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni "Yagi", që goditi rajonet veriore të Filipineve më 3 shtator, humbën jetën 20 persona si dhe u zhdukën 26 të tjerë.
Tajfuni që goditi provincën Hainan të Kinës më 7 shtator, shkaktoi vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 95 të tjerëve.