Lokman İlhan
23 Korrik 2019•Përditësim: 23 Korrik 2019
Venezuela sërish po ballafaqohet me ndërprerje në masë të madhe të energjisë elektrike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave vendase Venezuela për herë të katërt këtë vit po ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike, ku kryeqyteti Karacas dhe një pjesë e madhe e vendit nuk ka energji elektrike.
Venezuela sërish po ballafaqohet me ndërprerje në masë të madhe të energjisë elektrike. Sipas mediave vendase Venezuela për herë të katërt këtë vit po ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike, ku kryeqyteti Karacas dhe një pjesë e madhe e vendit nuk ka energji elektrike. ( Carolina Cabral - Anadolu Agency )
Ndërkohë që ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me ndërprerjen e energjisë e cila ka nisur rreth dy orë më parë.
Pas ndërprerjes së energjisë elektrike e cila filloi më 7 mars dhe zgjati rreth dy javë, ndërprerja e dytë u regjistrua më 25 mars dhe zgjati dy ditë. Presidenti Nicolas Maduro tha se kjo ndërprerje u shkaktua si pasojë e hapjes së zjarrit nga një snaiper ndaj njësisë së transmetimit në centralin hidroelektrik "Guri-Dam", i cili siguron energji për pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa ndërprerjet e fundit ndodhën më 29-30 mars. Pas rregullimit të këtyre ndërprerjeve, Maduro njoftoi një plan 30-ditorë, ku në kuadër të këtij plani në zona të ndryshme të vendit u vendos "ndërprerja e rregullt" mes orëve 18:00-20:30.
Qeveria vendosi të ristrukturojë kompaninë CORPOELEC e cila është përgjegjëse për infrastrukturën e energjisë elektrike në vend.