Bota

Venezuela planifikon rritjen e prodhimit të naftës

Vendi ka përjetuar disa ndërprerje të energjisë elektrike e cila ka ndikuar në prodhimin e naftës

Büşranur Begçecanlı  | 03.10.2019 - Përdıtësım : 04.10.2019
Venezuela planifikon rritjen e prodhimit të naftës

Ankara

Venezuela planifikon të rrisë prodhimin e saj të naftës në 1.5-1.6 milion fuçi në ditë në 2019 për të rifituar nivelet e arritura në vitin 2018, deklaroi të enjten ministri i Naftës, Manuel Quevedo, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në adresimin e tij në seancën plenare në Javën Ruse të Energjisë në Moskë, Quevedo sqaroi se niveli i prodhimit aktual ka rënë nën 1 milion fuçi në ditë për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike të vendit, që kishin për qëllim dëmtimin e industrisë së naftës të vendit.

Të dhënat e OPEC-ut për gushtin, tregojnë se vendi ka prodhuar 712 mijë fuçi në ditë. Prodhimi i naftës së vendit ka rënë ndjeshëm nga niveli 1.911 në 1.354 milion fuçi në ditë në 2017 dhe 2018, sipas burimeve dytësore të OPEC-ut.

Dy rezervuarë depozitash të naftës shpërthyen më 13 mars, të cilët ishin vendosur në objektet e ndërmarrjes së përzier Petro San Felix në Venezuelën lindore. Pas sulmit, Quevedo drejtor i atëhershëm i kompanisë Petro San Felix, kishte postuar në Twitter se kompania ishte viktimë e "instruksioneve terroriste" të kundërshtarëve politikë të presidentit Nicolas Maduro.

Më 7 mars vendi po ashtu përjetoi disa ndërprerje të energjisë elektrike që zgjatën me javë, dhe një tjetër ndërprerje me 25 mars.

Qeveria tha se ndërprerjet ishin sulme kibernetike dhe sabotazh psikologjik.

Problemet në sektorin e energjisë elektrike shkaktuan pengesa në sektorin e naftës, kurse dëmtimi i objekteve të prodhimit preku disa terminale të naftës në Venezuelë e cila çoi në mbylljen e disa prej tyre.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.