Meryem Göktaş
26 Tetor 2018•Përditësim: 26 Tetor 2018
BOGOTA (AA) - Qeveria e Venezuelës ka dënuar komentet e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mbi udhëheqësin e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës komentetet e Junckerit i denoncoi si “komente armiqësore dhe të neveritshme”.
“Venezuela nuk do të tolerojë ndonjë veprim që kërkon të dëmtojë dinjitetin e popullit venezuelas”, theksoi ministria.
Deklata shton se “autoritetet e larta burokratike” të BE-së duhet të “përjashtojnë agresionin dhe shkeljet si një metodë të marrëdhënieve të jashtme”.
Një ditë më parë, Juncker tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duhet të dalë para një gjykate ndërkombëtare.
Komentet e tij erdhën gjatë një konference për media në Bruksel me presidentin kolumbian, Ivan Duque dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.