Bota

Venediku, qyteti i dashurisë, artit dhe karnevaleve

Venediku është një nga qytetet më të bukura në botë dhe është në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Ajdin Aliji  | 19.11.2024 - Përdıtësım : 20.11.2024
Venediku, qyteti i dashurisë, artit dhe karnevaleve Foto: Osmancan Gürdoğan / AA

Shkup

Qyteti i dashurisë dhe artit, Venediku, i përbërë nga qindra ishuj dhe kanale është një nga destinacionet turistike më tërheqëse në botë, raporton Anadolu.

Bukuria natyrore, arkitektura, kanalet, urat dhe trashëgimia kulturore dhe historike e bëjnë Venedikun një nga vendet turistike më të vizituara në botë.

Venediku është një nga qytetet më të bukura në botë dhe është në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Çdo cep i qytetit shfaq të kaluarën, veçanërisht gjatë karnavaleve dhe maskaradave që ringjallin me magji epokën e princeshave, kalorësve dhe lidhjeve të dashurisë.

Disa nga pikat turistike më tërheqëse në Venedik janë Kanali i Madh (Grande), Ura Ponto Rialto dhe Bazilika Shën Maria ndërsa për një përjetim të plotë të bukurisë së qytetit është një shëtitje me gondolë nëpër kanalet mbresëlënëse të qytetit magjik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın