Hatice Kesgin
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) – Një kolonel rus i cili ka qenë i angazhuar në cilësi të këshilltarit ushtarak në zonat e Halepit që mbahen në kontrollin e regjimit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë një sulmi të forcave opozitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cila e cituar nga agjencia ruse e lajmeve TASS ka thënë se koloneli Ruslan Galitsky u plagos gjatë një sulmi të zonave të banuara në perëndim të Halepit.