Yunus Kaymaz
29 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
LONDËR (AA) - Skandali që shpërtheu në futbollin anglez me trajnerin e kombëtares së Anglisë, Sam Allardyce i cili dha dorëheqje pas publikimit të xhirimeve ku ai tregohet të jetë përfshirë në një skemë korrupsioni ka vazhduar me publikimin e xhirimeve të reja ku shfaqen dy teknikë dhe një president klubi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta "Daily Telegraph" në faqen e saj të internetit publikoi pamje nga skema e korrupsionit me gazetarë që veten e kanë prezantuar si biznesmenë nga Lindja e Largët, edhe atë të drejtorit teknik të ekipit në Ligën Angleze Championship (Liga e dytë) Queens Park Rangers, Jimmy Floyd Hasselbaink, ndihmës trajnerit të Barnsley, Tommy Wright dhe pronarit italian të Leeds United, Massiomo Cellino.