Ajdin Aliji
14 korrik 2025•Përditësim: 15 korrik 2025
SHKUP (AA) - Ekipet e zjarrfikësve në Siri kanë filluar të kontrollojnë zjarret pyjore në shkallë të gjerë në provincën veriperëndimore të Latakias, transmeton Anadolu.
Ministri i Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive, Raid Salih, tha se zjarrfikësit kanë ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve, duke e përshkruar si përparimin më të rëndësishëm në dhjetë ditë.
Ai theksoi se ekipet tani janë të përqendruara në shuarjen e vatrave të nxehta të mbetura dhe në kontrollim në zona të stabilizuara.
Salih ia atribuoi zhvillimin koordinimit të fortë, mbështetjes publike dhe ndihmës nga njësitë e zjarrfikësve të dërguara nga Turqia, Jordania, Libani, Iraku dhe Katari.
Zjarret, të cilat filluan më 3 korrik në rajonin Bayirbuchak, u përhapën në shumë fshatra, duke prekur të paktën 15.000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore.