Dzihat Aliju
16 Dhjetor 2024•Përditësim: 16 Dhjetor 2024
Vazhdojnë sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës, ndërsa raportohet për të vdekur dhe të plagosur, raporton Anadolu.
Në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj shtëpisë së familjes Karam në lagjen Shejaiya të Gazës kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa persona.
Në një sulm tjetër ndaj një shkolle ku qëndronin palestinezët në qytetin Khan Yunis gjithashtu është raportuar për viktima.
Pas sulmeve banorët e rajonit kanë bërë punime të kërkim-shpëtimit.
Izraeli ka nisur një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor të vitit të kaluar.
Gjenocidi në Gaza, tashmë në vitin e dytë, ka tërhequr reagime ndërkombëtar në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar popullsinë palestineze.
Më 21 nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.