Bota

Vazhdojnë protestat në Gjeorgji, Putin ndalon fluturimet në këtë vend

Gjatë demonstratave para parlamentit dhe qeverisë në Tbilis disa herë ndodhën trazira në të cilat janë lënduar dhjetëra demonstrues

Davit Kachkachishvili  | 24.06.2019 - Përdıtësım : 25.06.2019
Vazhdojnë protestat në Gjeorgji, Putin ndalon fluturimet në këtë vend ( Davit Kachkachishvili - Anadolu Agency )

Tbilisi

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, tashmë tre ditë janë duke zgjatur demonstratat masive për shkak të adresimit të deputetit rus Sergey Gavrilov nga ulësja e kryetarit të parlamentit gjeorgjian, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Tbilis më 20 qershor është mbajtur Sesioni i 26-të i Asamblesë Ndërparlamentare mbi Ortodoksinë, ndërsa revoltën e demonstruesve e nxiti deputeti rus Gavril i cili si kryetar i Sesionit u adresua në gjuhën ruse nga ulësja e kryetarit në parlamentin gjeorgjian.

Gjatë demonstratave para parlamentit dhe qeverisë në Tbilis disa herë ndodhën trazira në të cilat janë lënduar dhjetëra demonstrues.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e përgjegjësve në qeverinë e Gjeorgjisë, ndërsa në radhë të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Organizatorët e demonstratave paralajmëruan se do të demonstrojnë deri sa kërkesat e tyre të përmbushen, e para është që të lirojnë demonstruesit e arrestuar.

Kryetari i parlamentit gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, ndërpreu vizitën e tij zyrtare në Azerbajxhan dhe pas kthimit në Gjeorgji dha dorëheqjen.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, dënoi protestat “antiruse” në Gjeorgji dhe ndaloi kompanive ajrore ruse të fluturojnë në këtë vend.

Në përputhje me direktivën e nënshkruar nga Putini, kompanitë ruse nuk do të jetë më në gjendje të fluturojë në Gjeorgji nga 8 korriku.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın