Bedrudin Brljavac
06 mars 2020•Përditësim: 06 mars 2020
Në Vatikan sot është regjistruar rasti i parë i konfirmuar i koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson BBC, Vatikani ka konfirmuar se një pacient është pozitiv ndaj koronavirusit në një klinikë në Vatikan. Klinika pas kësaj pezulloi të gjitha terminet e vogla urgjente dhe pranon vetëm raste urgjente.
Në Itali si pasojë e infektimit me koronavirus numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 148.
Rasti i parë i infektimit me koronavirus në Itali është regjistruar më 21 shkurt të këtij viti, ndërsa çdo ditë gjithnjë më i madh është numri i viktimave nga koronavirusi.
Nga koronavirusi në Itali deri më tani janë kuruar së paku 414 persona, ndërsa numri i të infektuarve arrin 3.296.