Erbil Başay
05 dhjetor 2019•Përditësim: 06 dhjetor 2019
Persona të panjohur kanë vizatuar svastikën në dyqanin e një donerxhiu turk në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Berlinit tha në një deklaratë se persona të paidentifikuar kanë hyrë në dyqanin e donerxhiut në lagjen Friedrichshain dhe me ngjyrë të gjelbër kanë vizatuar svastikën dhe mbishkrimin "shporruni".
Rasti është denoncuar mbrëmë, ndërsa policia tha se ka nisur hetim.

Ndërkohë, pronari i dyqanit, Etem Koluman, tha për AA se nuk e di saktë se në çfarë kohe ka ndodhur incidenti, pasi dyqani ishte i mbyllur për një kohë. Ai tha se mbrëmë duke kaluar pranë dyqanit, ka vërejtur qepenin e thyer.
Koluman theksoi se në këtë zonë ekzistojnë shumë persona që nuk i duan turqit, duke shtuar se edhe vitin e kaluar janë vizatuar svastika nëpër automjete.