Mahmoud Mohamed Barakat
18 Janar 2021•Përditësim: 18 Janar 2021
Avionët luftarakë izraelitë filluan sulmet në Rripin e Gazës, në përgjigje të dy raketave të hedhura më herët nga enklava, raporton Anadolu Agency (AA).
Avionët luftarakë filluan sulmet në "punëtoritë e gërmimit të tuneleve" që i përkasin grupit Hamas, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në rrjetin social Facebook.
Ai shtoi se sulmet erdhën si përgjigje e "dy raketave të hedhura nga pjesa veriore e Rripit të Gazës drejt zonës së plazhit pranë qytetit të Ashdod".
Sipas korrespondentit të AA në Rripin e Gazës, dronët dhe aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan dy pika, që ndodhen në lindje të qyteteve Rafah dhe Khan Yunis.
Nuk është raportuar për asnjë të lënduar.