Ekip
26 Korrik 2020•Përditësim: 26 Korrik 2020
Forcat izraelite arrestuan dy ish-deputetë palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar të dielën, thanë banorët e rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë e ish-deputetëve Hatem Qafisha dhe Nayef Rajoub në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor dhe i morën ata në arrest, thanë banorët.
Qafisha u lirua më vonë nga forcat izraelite.
Ish-deputetët janë nga grupi palestinez i rezistencës Hamas, i cili drejton Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite nuk u prononcua lidhur me bastisjet.
Javën e kaluar, ushtria izraelite arrestoi ish-deputetin e Hamasit Nezar Ramadan dhe ish-ministrin Essa al-Jaabari, i cili më vonë u la i lirë.