Mahmoud Mohamed Barakat
08 shtator 2020•Përditësim: 09 shtator 2020
Ushtria izraelite arrestoi 46 palestinezë në bastisjet e kryera gjatë natës në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Amani Sarahneh, zëdhënësja e Shoqatës të të Burgosurve Palestinezë, për AA tha se bastisjet shënjestruan provincën El Halil (Hebron), ku rreth 46 shtetas, përfshirë dy gra, u morën në paraburgim.
Burime palestineze i thanë AA-së se midis të arrestuarve ka anëtarë të lartë të Hamasit.