Bota

Ushtria izraelite arreston 45 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në bastisjet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 45 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe ish të burgosur

Ekrem Biçeroğlu  | 08.05.2025 - Përdıtësım : 08.05.2025
Ushtria izraelite arreston 45 palestinezë në Bregun Perëndimor

Istanbul

Ushtria izraelite arrestoi të paktën 45 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në bastisjet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 45 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe ish të burgosur.

Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite që nga fundi i janarit e deri më tani ka vazhduar sulmet e saj në qytetet Jenin dhe Tulkarm në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Rikujtohet se qindra palestinezë u arrestuan dhe u morën në pyetje në terren gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite.

Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 961 palestinezë, përfshirë 171 fëmijë.

Gjatë kësaj periudhe janë plagfosur mbi 7 mijë palestinezë dhe janë arrestuar 16.400 të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın