Bota

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon përparimin

Ushtria azerbajxhanase ka arritur të përparojë dhe të thyejë linjat mbrojtëse të forcave armene në drejtime të ndryshme duke marrë nën kontroll disa kodra dhe pozicione të favorshme

Ruslan Rehimov   | 17.10.2020
Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon përparimin

Baku

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon përparimin e saj në operacionin që ka filluar për të çliruar territoret e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se situata në Agdere, Agdam, Fuzuli, Jabrayil dhe Hadrut mbetet e tensionuar.

Më tej në deklaratë thuhet se ushtria azerbajxhanase ka arritur të përparojë dhe të thyejë linjat mbrojtëse të forcave armene në drejtime të ndryshme dhe se ushtarët azerbajxhanas në operacione kanë marrë nën kontroll disa kodra dhe pozicione të favorshme.

Ushtria azerbajxhanase ka shkatërruar 7 tanke T-72, 2 sisteme raketore Grad, 8 obusë D-30 dhe 1 D-20 si dhe 10 automjete të ushtrisë armene që transportonin municione.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se batalioni i parë i regjimentit të 5-të shkatërrues të ushtrisë armene është tërhequr duke lënë pas shumë të vdekur dhe të plagosur dhe se rreth 300 ushtarë nga regjimenti i parë i motorizuar u larguan duke lënë pozicionet e tyre.

Theksohet se ushtria e Azerbajxhanit është në avantazh përgjatë gjithë vijës së frontit.

Ushtria armene ka shkelur hapur armëpushimin humanitar dhe se duke filluar nga mëngjesi ka goditur me artileri të topave rajonet Terter, Agdam, Barda dhe Aghjabedi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın