Ruslan Rehimov
21 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar dy mjete ajrore pa pilotë që i përkisnin Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, thuhet se bëhet fjalë për një dron të Armenisë që po bënte fluturim zbulimi mbi pozicionet e Azerbajxhanit në vijën e frontit në drejtim të rajonit Agdam.
Ndërkaq, droni tjetër është qëlluar dhe rrëzuar nga ushtarët azerbajxhanas teksa po kryente fluturim të ngjashëm në drejtim të rajonit Tovuz.
Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit me zjarr artilerie drejt rajonit kufitar veriperëndimor Tovuz, duke u tërhequr pas pësimit të humbjeve si rezultat i kundërpërgjigjes nga ushtria azerbajxhanase.
Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme rajonin Nagorno-Karabakh, që është një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Katër rezuluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme, si dhe vendimet e shumë organizatave ndërkombëtare, i referohen aktit si pushtim i paligjshëm dhe kërkojnë tërheqjen e forcave armene nga Karabaku dhe shtatë rajone të tjera të okupuara të Azerbajxhanit.