Ruslan Rehimov
16 Prill 2017•Përditësim: 16 Prill 2017
BAKU (AA) - Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit filluan stërvitje ushtarake gjithëpërfshirëse, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, sipas planit të konfirmuar nga presidenti Ilham Aliyev, ka filluar stërvitja gjithëpërfshirëse.
Sipas deklaratës, në stërvitje marrin pjesë 30 mijë ushtarë, mbi 250 tanke dhe automjete të blinduara, rreth 200 sisteme raketore dhe artileri, 25 avionë luftarakë dhe helikopterë, brezi i ri i automjeteve të zbulimit radio-elektronik dhe automjete pa pilot.
Stërvitja do të vazhdojë deri më 21 prill.