Bota

Ushtria e Azerbajxhanit çliron 6 fshatra nga pushtimi armen

Ushtria e Azerbajxhanit në kuadër të kundërsulmit që e filloi pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit çliroi disa vendbanime nga pushtimi

Ruslan Rehimov  | 27.09.2020 - Përdıtësım : 28.09.2020
Ushtria e Azerbajxhanit çliron 6 fshatra nga pushtimi armen

Baku

Ushtria e Azerbajxhanit në kuadër të kundërsulmit që e filloi pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit çliroi disa vendbanime nga pushtimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, nënkoloneli Anar Eyvazov në një konferencë për media tha se kanë kaluar nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit fshatrat Karahanbeyli, Gervend, Köy Gerediz, Abdurrahmanlı i Sipërm të rajonit Fuzuli si dhe fshatrat Büyük Mercanlı dhe Nüzgar në rajonin Cebrayıl të cilët prej shumë vitesh ndodheshin nën pushtim.

Ai tha se kontrolli është siguruar edhe në disa lartësira strategjike në drejtim të Ağdere dhe Murovdağ. Zëdhënësi Eyvazov theksoi se vazhdon operacioni edhe për çlirimin e vendbanimeve tjera.

Ndërkohë, është mbledhur Këshlli i Sigurisë së Azerbajxhanit nën kryesimin e presidentit, Ilham Aliyev.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın