Qais Omar Darwesh Omar,Hacer Çakır
07 Maj 2024•Përditësim: 08 Maj 2024
Ushtria izraelite arrestoi 22 palestinezë gjatë bastisjeve që kreu natën në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite kanë vazhduar bastisjet dhe arrestimet e tyre kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Me arrestimet e fundit ka arritur në 8.610 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori 2023 e deri më tani nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.
Po ashtu në deklaratë informohet se në mesin e të arrestuarve ndodhet një vajzë e re, një fëmijë 8-vjeç dhe ish të burgosur të liruar më parë.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori e deri më tani, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 497 palestinezë.