Mahmut Geldi
21 Janar 2018•Përditësim: 21 Janar 2018
KUDS (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të ushtrisë izraelite, thuhet se palestinezët janë kapur në bastisjet e mëngjesit të sotëm në disa lokacione në Bregun Perëndimor.
Siç theksohet, të arrestuarit do të hetohen nga zyrtarët e inteligjencës Shin Bet.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje nëpër shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor me akuza nga më të ndryshmet.