Ruslan Rehimov
01 Gusht 2021•Përditësim: 02 Gusht 2021
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se trupat e ushtrisë armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në Republikën Autonome Nakhchivan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë, thuhet se nga pozicionet pranë fshatit Arazdeyen të provincës Vedi të Armenisë, pozicionet e Azerbajxhanit në vendbanimin Hyderabad të provincës Sederek të Nakhchivan-it u sulmuan rreth orës 03:45 sipas kohës lokale.
Gjithashtu thuhet se nuk kishte humbje jete në mesin e ushtarëve azerbajxhanas dhe se kishte përgjigje me zjarr hakmarrës ndaj palës armene.