Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Hamdi Yıldız
17 Nëntor 2017•Përditësim: 18 Nëntor 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë kanë qëlluar mbi një palestinez në Bregun Perëndimor duke u arsyetuar se me automjet goditi dhe lehtë lëndoi një izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se palestinezi në jug të Bregut Perëndimor me automjet hasi në një izraelit.
Siç pretendohet, sipas tij, më pas ka dalë nga automjeti dhe me thikë ka sulmuar ushtarin izraelit.
Ai u neutralizua nga një ushtar izraelit.
Nuk janë dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të palestinezit të plagosur. Dëshmitarët pohojnë se ushtarët izraelitë nuk lejuan të ndihmohet palestinezi i plagosur.