Dmitri Chirciu
22 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Së paku tre persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit në një godinë në Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).
Vitaliy Kliçko, kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, konfirmoi se të dielën ndodhi shpërthim në një ndërtesë nëntë katëshe.
Siç tha ai, nuk dihet fati edhe i tre personave që janë nën gërmadha. “Ekipet e shpëtimit janë në terren”, tha Kliçko.
Ai konfirmoi se banorët e ndërtesës përkohësisht do të vendosen në ndërtesën e një konvikti.
Kliçko tha se janë shkatërruar disa kate të ndërtesës, ndërsa në rrjedhë është hetimi për ngjarjen.
Sipas të dhënave paraprake, ka mundësi që shkaku i shpëtimit është gazi.