Elena Teslova
22 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Forcat speciale ukrainase arrestuan të dyshuarin për marrjen e 13 pengjeve në një autobus në qytetin veriperëndimor Lutsk të Ukrainës, njoftoi ministri i Brendshëm i vendit, Arsen Avakov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avakov tha se 13 persona të cilët ishin mbajtur peng në një autobus për 12 orë u shpëtuan dhe asnjë prej pengjeve nuk u dëmtua.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi personalisht bisedime me të dyshuarin, i cili e identifikoi veten si Maxim Plohoi, ose Maximi i Keq, por u identifikua nga policia si Maxim Krivosh, i cili kishte dy dosje penale.
Pas kontakteve fillestare me Zelensky-n, i dyshuari lejoi forcat speciale të sillnin ujë për pengjet, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra shtatzëna.
Zelensky gjithashtu postoi në Facebook një apel për të shikuar filmin "The Earthlings", që ishte kërkesë e të dyshuarit, por ai e fshiu postimin pasi pengjet u liruan.
Pas bisedimeve me Zelensky-n, ai i liroi pengjet.
I dyshuari u kap dhe u arrestua nga forcat speciale ndërsa pengjet i janë nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në spital.