Gorana Jakovljevic
16 Korrik 2022•Përditësim: 17 Korrik 2022
Një zjarr shpërtheu në magazinat e fabrikës në portin ukrainas të Detit të Zi në Odesa sot pas një sulmi rus me raketa, njoftuan autoritetet ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në magazinat e fabrikave në Odesa.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 5.000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Më shumë se 15 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, përfshirë më shumë se 8.4 milionë ukrainas që u larguan në vende të tjera.