Meiramgul Kussainova
19 mars 2022•Përditësim: 20 mars 2022
Në 24 orët e fundit në Ukrainë, nëpërmjet korridoreve të ndihmës humanitare janë evakuuar mbi 9 mijë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko në një deklaratë nga kanali Telegram ka rikujtuar se për evakuimin e civilëve sot u hapën 9 korridore humanitare.
Ai bëri të ditur se në 24 orët e fundit nga korridoret në fjalë janë evakuuar 9.144 persona. "4.972 persona, 1.124 prej të cilëve janë fëmijë u evakuuan nga Mariupoli në qytetin Zaporizhzhia", tha Tymoshenko.
Krahas kësaj Tymoshenko ndau informacionin se edhe nga qyteti Sumy janë evakuuar 4.172 persona.