Mustafa Deveci
06 Shtator 2022•Përditësim: 07 Shtator 2022
Në një sulm të ri të forcave ruse në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, të hënën në mbrëmje, humbi jetën një grua, ndërsa një shtëpi u dogj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i bashkisë së Kharkiv-it, Ihor Terekhov, ka shkruar në rrjetet sociale se forcat ruse mbrëmë kanë sulmuar me raketa në qytet.
Siç tha ai, një nga raketat ka goditur një shtëpi dhe një grua ka mbetur e vrarë.
Në oborrin e shtëpisë ku ka rënë predha është bërë një vrimë e madhe dhe janë dëmtuar edhe disa shtëpi aty pranë.