Bota

Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 19.500 ushtarë

Ushtria ruse e cila i shpalli luftë Ukrainës ka humbur 19.500 ushtarë, 154 avionë, 137 helikopterë dhe 725 tanke

Ruslan Rehimov  | 11.04.2022 - Përdıtësım : 11.04.2022
Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 19.500 ushtarë

Kiev

Ushtria ruse e cila i shpalli luftë Ukrainës ka humbur 19.500 ushtarë, 154 avionë, 137 helikopterë dhe 725 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi për humbjet e ushtrisë ruse midis 24 shkurtit dhe 11 prillit.

Shtabi njoftoi se 19.500 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, janë rrëzuar 154 avionë dhe 137 helikopterë rusë, janë shkatërruar 725 tanke, 1.923 automjete të blinduara, 347 topa, 111 sisteme raketash dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Forcat ruse humbën gjithashtu 1.387 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 automjete me karburant dhe 119 dronë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın