Ruslan Rehimov
18 mars 2022•Përditësim: 19 mars 2022
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se më shumë se 14.200 ushtarë rusë janë vrarë në luftën midis dy vendeve, kurse janë shkatërruar 93 avionë, 112 helikopterë dhe 450 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot.
14.200 trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 93 avionë, 112 helikopterë 450 tanke, 1.448 automjete të blinduara, 205 sisteme artilerie, 72 sisteme raketahedhëse dhe 43 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.
Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 879 automjete, 3 skafe të lehta, 60 automjete karburanti dhe 12 mjete ajrore pa pilot.