Bota

Ukraina: Në sulmin rus me dron në rajonin Sumy u plagosën 7 persona

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha në një deklaratë se objektivi ishte një ndërtesë banimi nëntëkatëshe, ndërkohë 35 persona u evakuuan nga ndërtesa e dëmtuar

Burç Eruygur  | 08.12.2025 - Përdıtësım : 08.12.2025
Ukraina: Në sulmin rus me dron në rajonin Sumy u plagosën 7 persona

Stamboll

Ukraina njoftoi të hënën se të paktën shtatë persona u plagosën në një sulm rus me dron në rajonin Sumy, në verilindje të vendit, transmeton Anadolu.

"Për momentin, shtatë persona janë plagosur në Okhtyrka si pasojë e sulmeve ruse me dron në një ndërtesë të lartë", tha Guvernatori i Sumy-t, Oleh Hryhorov, në një deklaratë në Telegram.

Duke vënë në dukje se dy nga të plagosurit u shtruan në spital, Hryhorov tha se ndërtesa pësoi dëme të mëdha, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës në një deklaratë në mëngjes tha se objektivi ishte një ndërtesë banimi nëntëkatëshe, ku shpërthyen zjarre në apartamentet midis katit të dytë dhe të pestë.

Gjithashtu bëhet e ditur se 35 persona u evakuuan nga ndërtesa e dëmtuar dhe se vlerësimet e dëmeve strukturore në qytet janë duke vazhduar.

Qyteti Okhtyrka ndodhet rreth 45 kilometra (28 milje) nga kufiri i Ukrainës me Rusinë në rajonin Sumy, i cili është shënjestruar shpesh nga sulmet ajrore gjatë luftës më shumë se tre vjet e gjysmë.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 131 nga 149 lloje të ndryshme dronësh të lëshuar nga Rusia gjatë natës.

Rusia ende nuk ka komentuar për sulmin, megjithëse Ministria e saj e Mbrojtjes pretendoi veçmas se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 67 dronë ukrainas në të gjithë vendin gjatë natës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın