Bota

Ukraina ndalon aktivitetet e partive pro-ruse në vend

Parlamenti i Ukrainës miratoi projektligjin i cili parashikon ndalimin e aktiviteteve të partive politike në vend të bazuara në "qëndrimin pro-rus"

Meiramgul Kussainova  | 03.05.2022 - Përdıtësım : 04.05.2022
Ukraina ndalon aktivitetet e partive pro-ruse në vend Foto: AA/Arkiv

Kiev

Parlamenti i Ukrainës miratoi projektligjin i cili parashikon ndalimin e aktiviteteve të partive politike në vend të bazuara në "qëndrimin pro-rus", transmeton Anadolu Agency (AA).

Deputeti ukrainas Yaroslav Zhelezniak, në një deklaratë nga kanali i tij Telegram, njoftoi se në një votim të mbajtur sot në parlament miratuan projektligjin i cili parashikon ndalimin e aktiviteteve të partive politike pro-ruse në vend.

Zhelezniak tha se për miratimin e projektligjit në fjalë votuan "pro" 330 nga 450 deputetë.

Ndërsa në një deklaratë nga Parlamenti thuhet se projektligji zgjeron listën e arsyeve për ndalimin e partive politike që "kanë karakteristike dhe bashkëpunëtorëve" dhe që synojnë "zëvendësimin e identitetit kombëtar".

Në deklaratë thuhet se partitë në fjalë të cilave u ndalohen aktivitetet me vendim të gjykatës, do të shpërbëhen në Parlament dhe do t‘u konfiskohen pasuritë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın