Bota, Koronavirusi

Ukraina miraton përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është miratuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Talha Yavuz   | 23.02.2021
Ukraina miraton përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca

Kiev

Ukraina ka miratuar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria e shëndetësisë, rikujtohet se vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është miratuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Gjithashtu në deklaratë theksohet se vaksina është miratuar për përdorim në vend.

Është njoftuar se Ukraina do të marrë 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Serumit në Indi me emrin lokal CoviShield.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın