Sümeyye Dilara Dinçer
06 qershor 2022•Përditësim: 06 qershor 2022
Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko kërkoi nga Bullgaria armë ish-sovjetike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për kanalin televiziv BTV të Bullgarisë, Moskalenko deklaroi: "Kemi nevojë për armë ish-sovjetike si obusë dhe sistemet raketore sepse ne dimë se si përdoren ato".
Ai tha se më 2 qershor nëpërmjet një dokumenti zyrtar kanë kërkuar nga Bullgaria armë për Ukrainën. Moskalenko njoftoi se do t'u bëjë thirrje edhe institucioneve të tilla si Ministria e Mbrojtjes.
Sipas tij, edhe 80 tanke të ardhura nga Ukraina do të riparohen në Bullgari.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk ka dhënë ende ndonjë përgjigje ndaj kërkesës në fjalë.