Muhammed Shekh Yusuf,Safiye Karabacak
25 Shkurt 2019•Përditësim: 26 Shkurt 2019
Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (UBDM) ka reaguar ndaj ekzekutimeve në Egjipt, duke thënë se 9 të rinjtë kundër grushtit të shtetit u ekzekutuan padrejtësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim UBDM shprehu keqardhje për ekzekutimin e 9 të rinjve të pafajshëm në Egjipt të cilët u detyruan të pranojnë me dhunë akuzat e drejtuara kundër tyre.
"Jemi në vitin 2019 dhe u arrit vendimi deri në ekzekutimin e 9 të rinjve që ishin ende në pranverën e jetës së tyre. Në historinë e Egjiptit, ekzekutimet e hakmarrjes politike janë kryer më së shumti gjatë këtij regjimi", thuhet në deklaratën ku vihet theksi se gjyqtarët me vendimet e padrejta dhe mizore që kanë marrë janë bërë pjesë në ekzekutimin e këtyre personave.
Nëntë të akuzuarit e dënuar me vdekje në procesin e vrasjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Hisham Berekat u ekzekutuan më 20 shkurt.
Gjykata Supreme e Egjiptit në nëntor 2018 miratoi dënimet me vdekje për 9 të akuzuarit në rastin e vrasjes kundër Prokurorit të Përgjithshëm Berekat në vitin 2015. Të akuzuarit mohuan akuzat kundër tyre gjatë gjykimit duke thënë se deklaratat e tyre janë marrë me dhunë.