Cüneyt Karadağ
25 Shkurt 2019•Përditësim: 26 Shkurt 2019
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se fati i Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe është i lidhur dhe se është e nevojshme të forcohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis organizatave, raporton Anadolu Agency (AA).
Në perlën turistike egjiptiane Sharm el-Sheikh po mbahet Samiti i BE-së dhe Ligës Arabe në të cilin liderët e vendeve arabe dhe evropiane do të diskutojnë rreth një sërë çështjesh dhe sfidash të botës moderne.
Ky është Samiti i parë BE-Liga Arabe, i cili u hap mbrëmë ndërsa në mesin e pjesëmarrësve është edhe kreu i qeverisë gjermane dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve evropianë të cilët kanë ardhur, pavarësisht tensioneve të shkaktuara nga ekzekutimet masive të 9 të rinjve në vend.
"Fati i vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe është i lidhur dhe këtë e dëshmon çështja e migracionit dhe refugjatëve. E rëndësishme është të zhvillojmë marrëdhëniet tona", u tha Merkel gazetarëve në Sharm el-Sheikh.
Duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të prosperitetit dhe paqes në botën arabe, Merkel tha se është e nevojshme të zhvillohet një shoqëri civile e fuqishme dhe të respektohen të drejta e njeriut. Ajo shtoi se pjesëmarrja e të rinjve në OJQ është e një rëndësie të madhe.
Ajo tha gjithashtu se është e drejtë e padiskutueshme e Izraelit si shtet dhe shtoi se Gjermania mbështet idenë e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez në bazë të krijimit të dy shteteve të pavarura.
Duke komentuar situatën në vendet arabe, të përfshira nga lufta, Jemenin dhe Sirinë, Merkel tha se zgjidhjet ushtarake nuk janë të mundshme, por duhet të bërë më shumë për të arritur një zgjidhje politike të krizës.
Kancelarja gjermane potencoi se ekziston një konsensus i përgjithshëm mbi domosdoshmërinë e një lufte vendimtare kundër terrorizmit.
"Jam veçanërisht e kënaqur të shoh se pjesëmarrësit në samit janë të gatshëm të kërkojnë zgjidhje për krizat dhe problemet", tha Merkel.