Mahmut Atanur
02 tetor 2018•Përditësim: 02 tetor 2018
PALU (AA) - Ekipet e shpëtimit vazhdojnë me kërkimet në vendbanimet e shkatërruara nga tërmeti dhe cunami në ishullin indonezian Sulawesi ndërsa ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme për shkak se ekipet e shpëtimit në disa vendbanime sapo kanë hyrë, raporton Anadolu Agency (AA).
Të premten, ishulli Sulawesi u godit nga një tërmet prej 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, dhe pastaj qytetet bregdetare u përmbytën nga valë të larta midis tre dhe gjashtë metra.
Mbrojtja Civile (BASARNAS) tha se 1,234 persona humbën jetën në katastrofë dhe më i godituri ishte qyteti Palu, ku dhe ishin shumica e viktimave.
Tërmeti në Indonezi, frikë nga rritja e numrit të viktimave
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë me kërkimet në vendbanimet e shkatërruara nga tërmeti dhe cunami në ishullin indonezian Sulawesi ndërsa ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme për shkak se ekipet e shpëtimit në disa vendbanime sapo kanë hyrë. Të premten, ishulli Sulawesi u godit nga një tërmet prej 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, dhe pastaj qytetet bregdetare u përmbytën nga valë të larta midis tre dhe gjashtë metra. ( Mahmut Atanur - Anadolu Agency )
02.10.2018 Mahmut Atanur
1 / 20
Tanvir, një banor i rajonit të shkatërruar Balaroa, për AA tha se në kohën e tërmetit ishte jashtë fshatit dhe se atëherë arriti të kthehet në shtëpinë e tij shkatërruar dhe të shpëtojë familjen katër anëtarëshe.
"Në lagjen tonë jetojnë rreth 200 familje dhe kam frikë se qindra njerëz janë ende nën rrënoja", tha Tanvir.
Në të njëjtën kohë, gjatë tërmetit dhe cunamit në qendër të qytetit Palu, u rrënua edhe hoteli Roa. Ekipet e shpëtimit shpëtuan dy vetë dhe nxorrën trupat e tre të vdekurve.
Zëdhënësi i BNPB-së, Purwo Nugroho, tha se në spitale gjenden 799 persona me lëndime të rënda, ndërsa 61.867 mbahen në strehimore të përkohshme.
Ndërkohë, siç bëhet e ditur, janë regjistruar raste të plaçkitjes së ndihmave humanitare të dërguar përmes rrugëve tokësore.
Rosadi, zyrtar i Qendrës Ushtarake në Pasang Kayu përgjegjës për sigurinë e autokolonave humanitare, tha për AA se dje është plaçkitur një konvojë humanitare që po dërgonte ndihma në zonën e prekur në shoqërim të policisë.
Rosadi tha se nuk kanë arritur të kontaktojnë me njësitë e rajonit për shkak të defekteve në linjat e komunikimit.
"Aktualisht e kemi të pamundur të arrijmë sigurinë për hyrje në rajon për shkak të mungesës së numrit të personelit", theksoi Rosadi, duke shtuar se presin informata nga zyrtarët për hyrje në rajon.
Siç njoftohet, plaçkitjet kryesisht kanë ndodhur në qytetet e prekura nga tërmeti Palu dhe Donggala.
Kanali televiziv lokal Metro publikoi video të plaçkitjeve në një qendër tregtare në Palu të dëmtuar nga tërmeti.
Tërmeti ka shkaktuar edhe vështirësi në gjetjen e karburantit në Donggala dhe Palu, ku cisternat e pakta të dërguara nga rajonet përreth kanë qenë të pamjaftueshme.
Automjetet që u ka mbaruar karburanti rreth 70 kilometra nga Palu kanë ngelur të bllokuara në rrugë.
Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturin "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
Tërmeti në Indonezi, frikë nga rritja e numrit të viktimave
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë me kërkimet në vendbanimet e shkatërruara nga tërmeti dhe cunami në ishullin indonezian Sulawesi ndërsa ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet
02.10.2018