Michael Hernandez
30 Nëntor 2018•Përditësim: 01 Dhjetor 2018
WASHINGTON (AA) - Një termet i fuqishëm ka goditur qytetin Anchorage të Alaskës, duke lëkundur ndërtesat dhe dëmtuar rrugët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Niveli i dëmeve mbetet i paqartë, por pamjet e postuara në internet tregojnë se rrugët kryesore janë dridhur nga forca sizmike dhe të paktën një mjet është bllokuar.
Epiqendra ishte vetëm 12 kilometra në veri të qytetit më të madh të Alaskës.
Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike tha se magnituda e tërmetit ishte 7.0 pasi paraprakisht tha se tërmeti ishte me magnitudë 6.6.
Një sërë tronditjesh të pasme goditën zonën me magnitudë 5.7. Një paralajmërim për cunami në pjesët e Alaskës juglindore u lëshua menjëherë pas goditjes së tërmetit të parë, por i njëjti u anulua më vonë.
Guvernatori i Alaskës, Bill Walker, shpalli gjendje katastrofe, duke bërë të ditur në llogarinë e tij në Twitter se janë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe në koordinim me ekpet e reagimit emergjent “për t’u siguruar se populli i Alaskës është i sigurt”.
Sipas guvernatorit të Alaskës, një qendër e komandës për reagime është themeluar në një bazë ushtarake në verilindje të qytetit Anchorage.