Yakoota Al Ahmad,Ali Semerci
01 Shtator 2022•Përditësim: 02 Shtator 2022
Një tërmet me magnitudë 5,3 ka ndodhur në jug të Detit Arabik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Rrjeti i Informacionit Sizmik i Katarit thuhet se një tërmet me magnitudë 5,3 është regjistruar në jug të Detit Arabik, raportoi agjencia zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA.
Agjencia tha se në rajon ka pasur një aktivitet të konsiderueshëm sizmik që nga mesi i gushtit, duke shtuar se tërmete të tilla nuk paraqesin asnjë rrezik për Katarin.