Ahmet Dursun
21 Shkurt 2023•Përditësim: 22 Shkurt 2023
Një tërmet me magnitudë 5,2 ka ndodhur në provincën Fars në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Iranit, tërmeti me magnitudë 5,2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në fshatin Dorz në provincën Fars, është regjistruar në orën 09:35 me orën lokale.
Njoftohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.
Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë nëse ka pasur dëme në jetë apo materiale pas tërmetit.