Büşra Selvi Öğütcen
11 Tetor 2021•Përditësim: 11 Tetor 2021
Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë ka ndodhur në brigjet e Ishullit të Madh në shtetin amerikan të Havait, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 35 kilometrash, rreth 27 kilometra në jug të rajonit Naalehu në Ishullin e Madh në jug të Havait, sipas deklaratës së bërë nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).
Pas tërmetit, i cili nuk ka shkaktuar viktima, janë regjistruar shumë dridhje, më e madhja prej të cilave ka qenë me fuqi 4,3 ballë.
Në një deklaratë nga Departamenti i Transportit në Havai, thuhet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në aeroporte, ura apo porte.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar në kryeqytetin Honolulu njoftoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit.