Bota

Të shtëna para xhamisë turke në SHBA, një i plagosur

Incidenti ndodhi menjëherë pas funeralit në Qendrën e Dijanetit të Amerikës në Lanham, Maryland

Servet Günerigök  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Të shtëna para xhamisë turke në SHBA, një i plagosur ( Yasin Öztürk - Anadolu Agency )

Washington

Të shtënat të mërkurën para një xhamie në shtetin Maryland të SHBA-së lanë një person të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Dijanetit të Amerikës në një deklaratë në Twitter tha se incidenti ndodhi menjëherë pas një funerali në xhami, e cila ndodhet në Lanham.

“Jemi thellësisht të tronditur nga incidenti i të shtënave që ndodhi në qendrën tonë pak pas funeralit. Ngjarja la një person të plagosur i cili u dërgua menjëherë në spital”, tha qendra.

Qendra aktualisht është e mbyllur për shkak të hetimeve.

“Ne do të dalim me një njoftim tjetër sapo qendra të jetë gati për rihapje”, thuhet në deklaratë.

Raportohet se personi i armatosur arriti të largohet para se të mbërrinte policia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.