Safvan Allahverdi
01 Korrik 2017•Përditësim: 01 Korrik 2017
WASHINGTON (AA) – Të paktën një person është vrarë të premten, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një spitali në New York, raportojnë mediat amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat raportojnë se i dyshuari mashkull nxori një pushkë të cilën e mbante nën pallton e tij të bardhe dhe gjuajti ndaj të paktën katër personave para se të kthente armën nga vetvetja.
Raportohet se i dyshuari më pas ka kryer vetëvrasje.
“Autoritetet nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të viktimave apo rreth gjendjes së tyre në spitalin Bronx Lebanon”, është shprehur zëdhënësja e policisë Annette Shelton.