Seda Sevencan
18 Shkurt 2022•Përditësim: 18 Shkurt 2022
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka "neutralizuar" gjashtë terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Terroristët po përgatiteshin për një sulm në zonën e Operacionit Dega e Ullirit", shkroi ministria në twitter.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoi" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose kapën.
Që nga viti 2016, Ankaraja ka nisur tre operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.