Bota

Turqia i dhuron pajisje ushtarake Ushtrisë së Gjeorgjisë

Donacioni turk do t'u ndihmojë forcave të armatosura të kryejnë detyrat e tyre të caktuara, thonë zyrtarët gjeorgjianë të mbrojtjes

Ahmet Gençtürk   | 24.01.2021
Turqia i dhuron pajisje ushtarake Ushtrisë së Gjeorgjisë

Tblisi

Turqia i ka dhuruar pajisje ushtarake ushtrisë së fqinjit të saj verilindor Gjeorgjisë, njoftuan zyrtarët ushtarakë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Donacionet turke përfshijnë matës laserikë të largësisë dhe pajisje të ndryshme inxhinierike për qëllime të ndryshme, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Gjeorgjisë.

Gjatë ceremonisë së donacionit të pajisjeve të vlefshme të pranishëm ishin zyrtarë të lartë ushtarakë turq dhe gjeorgjianë, shtoi deklarata.

Duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm të mbrojtjes midis Turqisë dhe Gjeorgjisë, në deklaratë thuhet: "Pajisjet e dhuruara do t'u ndahen regjimenteve të ndryshme luftarake dhe inxhinierike dhe do të jenë lehtësim për kryerjen e detyrave të tyre të caktuara".

Ky hap pason donacionin e Turqisë nëntorin e kaluar me 36 autobusë, 12 mjete të blinduara tokësore dhe pajisje të ndryshme të tjera për Ushtrinë e Gjeorgjisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.