Dilan Pamuk
25 Gusht 2021•Përditësim: 26 Gusht 2021
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se vendi ka filluar evakuimin e trupave të saj nga Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Forcat e Armatosura Turke po kthehen në atdheun tonë me krenarinë e përmbushjes me sukses të detyrës që u është besuar", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se që nga viti 2002, Forcat e Armatosura Turke kanë operuar në Afganistan në misionet e OKB-së, NATO-s dhe marrëveshjeve dypalëshe për të kontribuar në paqen, mirëqenien dhe stabilitetin e popullit afgan.
Ai shtoi se trupat turke ndërhynë së bashku me ushtarët e vendeve të tjera gjatë kaosit dhe siguruan sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar "Hamid Karzai" në Kabul.
Në deklaratë theksohet se rreth 1.129 civilë turq u evakuuan me avionë ushtarak gjatë këtij procesi.