Serdar Bıtmez,Hamdi Yıldız
22 Prill 2021•Përditësim: 23 Prill 2021
Shefi Shtabit të Katarit, Ghanem bin Shaheen al-Ghanem, në kryeqytetin Doha bisedoi me kreun e Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë (SSB), Ismail Demir, për çështjet e bashkëpunimit të mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit (QNA), Demir ndodhet në Doha për një vizitë dhe se në bisedën e zhvilluar me Ghanem kanë diskutuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Katarit dhe Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
Në takim morën pjesë edhe oficerë të nivelit të lartë nga Forcat e Armatosura të Katarit.
Mjetet ajrore pa pilot të armatosur (dronë) Bayraktar TB2, anijet trajnuese dhe simulatori i mbrojtjes nga dëmtimi ndodhen në mesin e produkteve të industrisë së mbrojtjes që Katari ka blerë nga Turqia.
Përgjatë viteve 2019-2020 nga Turqia në Katar janë kryer më shumë se 220 milionë dollarë eksporte të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit. Ndërsa eksportet e kryera në tre muajt e parë të vitit 2021 kapin vlerën rreth 18.1 milionë dollarë.