Abidin Mutlu Bozdağ
16 nëntor 2021•Përditësim: 16 nëntor 2021
Samir Handal, i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise, është arrestuar në aeroportin e Stambollit nga autoritetet turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Handal, një biznesmen i kërkuar me lajmërim të kuq të Organizatës Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol), sipas burimeve nga autoritetet turke tani është vendosur në paraburgim të përkohshëm 40-ditor në një burg të Stambollit.
Burimet që folën në kushte anonimiteti njoftuan se Handal po fluturonte nga SHBA-ja drejt Jordanisë përmes Stambollit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Haitit, Claude Joseph, në llogarinë e tij në twitter falënderoi homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, për arrestimin nga Turqia, siç shkroi ai, “të një prej personave me interes të madh në hetim”.
Më 7 korrik, 53-vjeçari Moise u qëllua për vdekje në rezidencën e tij private në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince. Gruaja e tij u plagos në sulm.