Bota, Koronavirusi

Turqi, rritet në 812 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 38.226 në Turqi, pasi 4.117 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste, treguan të dhënat e fundit të ministrisë

Faruk Zorlu  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
Turqi, rritet në 812 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ankara

Me 87 viktima të reja në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në Turqi nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 812, njoftoi Ministrisa e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 38.226 në Turqi, pasi 4.117 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste, treguan të dhënat e fundit të ministrisë.

Deri më tani, gjithsej 1.846 pacientë janë shëruar plotësisht nga sëmundja, ndërsa rreth 1.592 të tjerë po mbahen nën kujdes intensiv.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë globin, duke shkaktuar mbi 85 mijë të vdekur, ndërsa mbi 308 mijë janë shëruar deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın